Aktuale Më shumë

Reformat në negociatat me BE-në plotësuese me objektivat e Axhendës 2030

Prej tvteuta13:27, 26 Mars 2024

Me reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore të njeriut, Mali i Zi po përparon sipas standardeve të Bashkimit Evropian (BE), por edhe duke kontribuar në arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, tha zëvendësdrejtori i Zyrës Rajonale të UNDP-së për Evropën dhe Komonitetin e Shteteve të Pavarura Nick Hartman.

Siç njofton Qeveria, Hartman në takim me Ministren e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq, ka theksuar sinergjinë e procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në BE me synimet e Agjendës 2030 dhe Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor.

“Duke i dhënë përparësi reformave në fushën e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe të drejtave themelore të njeriut, Mali i Zi jo vetëm që përparon sipas standardeve të BE-së, por gjithashtu kontribuon në arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe qeverisjen gjithëpërfshirëse”, tha Hartman.

Sipas tij, mbështetja e UNDP-së për procesin e anëtarësimit në BE inkurajon transformimet e gjelbra dhe dixhitale në menaxhim, si dhe në ekonominë e shtetit.

“Përmes reformave legjislative dhe promovimit të barazisë gjinore, UNDP po forcon angazhimin e tij për përfshirje dhe inkurajon përparimin e Malit të Zi drejt zhvillimit elastik dhe të qëndrueshëm,” tha Hartman.

Gorçeviq theksoi se UNDP-ja, në praktikë, ka konfirmuar se mbetet një partner i besueshëm dhe i rëndësishëm për Qeverinë e Malit të Zi në zbatimin e reformave gjithëpërfshirëse në rrugën drejt BE-së.

“Përmes mbështetjes së konsiderueshme të ekspertëve dhe një numri të madh projektesh që janë zbatuar në fusha të ndryshme gjatë dy dekadave të fundit, UNDP ka dhënë një kontribut të fortë si në procesin e integrimit evropian ashtu edhe në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së,” tha Gorçeviç.

Ajo theksoi se synimet që po ndjek Qeveria në rrugën drejt anëtarësimit të plotë janë plotësuese me ato nga Agjenda 2030.

“Dhe ky është zhvillim i qëndrueshëm dhe cilësi më e mirë e jetës për të gjithë qytetarët”, tha Gorçeviq.

Siç tha ajo, është e kënaqur që UNDP-ja do të vazhdojë të punojë së bashku me Qeverinë e Malit të Zi për arritjen e vlerave dhe standardeve evropiane dhe ndërkombëtare.

  • 1

    Radio