Aktuale Më shumë

Reforma e administratës publike është e rëndësishme për funksionimin normal të shtetit

Prej tvteuta13:56, 8 Shkurt 2024

Reforma e administratës publike, digjitalizimi dhe siguria kibernetike janë procese që duhet të zhvillohen njëkohësisht, sepse janë të pandashme dhe shumë të rëndësishme për funksionimin normal të shtetit, tha ministri i Administratës Publike Marash Dukaj.

Ai sot është takuar me ambasadorin kroat në Mal të Zi, Veselko Grubishiq.

“Qeveria e Malit të Zi dhe Ministria e Administratës Publike e kanë njohur rëndësinë dhe vlerën e vetë transformimit dixhital dhe ne përpiqemi ta përmirësojmë dhe ta promovojmë plotësisht këtë koncept. Në këtë drejtim, përmes krijimit të një administrate elektronike moderne dhe efikase, ne Përpiqemi që të digjitalizojmë të gjitha proceset e biznesit dhe shoqëror, për të arritur qëllimin tonë përfundimtar, që është administrata pa letra”, tha Dukaj.

Ai shtoi se vetëm një administratë publike profesionale, e cila ofron shërbime cilësore për qytetarët dhe ekonominë, mund të përmbushë të gjitha kriteret dhe kapacitetet e nevojshme që na duhen në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Grubishiq përshëndeti planet e Ministrisë së Administratës Publike, si dhe bashkëpunimin e zhvilluar mirë me Ministrinë e Drejtësisë dhe Administratës së Republikës së Kroacisë. Sigurisht, duke pasur gjithmonë parasysh aleancën tonë në NATO.

“Me shkëmbimin e përvojave mund të arrihet përparim i përbashkët, veçanërisht në drejtim të përshtatjes me standardet evropiane”, theksoi ai.

  • 1

    Radio