Aktuale Më shumë

Red Bulli shpallet fajtor për tejkalimin e limitit buxhetor të F1

Prej tvteuta18:31, 11 Tetor 2022

Skuderia e Red Bullit është shpallur fajtore për thyerjen e kufirit buxhetor të Formula 1, nga organi drejtues i sportit, FIA.

Red Bulli e ka tejkaluar kufirin prej 145 milionë dollarësh gjatë vitit 2021, tha FIA, duke shtuar se shkelja ishte “e vogël”, përkatësisht më e ulëta nga dy kategoritë e shkeljes.

Kjo do të thotë se ekipi e ka tejkaluar kufirin me më pak se 5 për qind, ose 7.25 milionë dollarë. Si Red Bulli, ashtu edhe skuderia Aston Martin u shpallën fajtorë për një shkelje procedurale të limitit. FIA nuk zbuloi shumën me të cilën Red Bulli tejkaloi kufirin, se si e kishte bërë këtë, apo çfarë ndëshkimesh do të aplikoheshin. Nëpërmjet një komunikate tha se “aktualisht ishte duke vendosur veprimet e duhura”.

Të dyja skuderitë kanë mundësi ta apelojnë vendimin.

  • 1

    Radio