Realiteti përmes Humorit – Shefqet Luca dhe Bashkim Alaj

Prej tvteuta20:51, 14 Shtator 2022

Rrjetet sociale dhe mediat online janë një nga mënyrat e shumta ku të rinjtë dhe jo vetëm, përdorin për të treguar talentet e tyre. Sot të ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” me moderatorin Elvis Lika, ishin Shefqet Luca dhe Bashkim Alaj të cilët jane aktorë dhe humoristë, ku përmes rrjeteve sociale janë duke na argëtuar me disa skeça të shkurtër të cilat prekin realitetin e përditshëm.

Në emisionin e mëngjesit ata tregojnë se postimi i videove në rrjete sociale ishte një gjë spontane ku ideja lindi nga mungesa që u ndiente tek njerëzit për një buzëqeshje në kohë pandemie. Efekti i tregimit të jetës së përditshme përmes videove të shkurtëra u prit në mënyrë pozitive nga ndjekësit dhe komentet e ndryshme janë ato që kanë nxitur vazhdimin e postimeve tjera.
Për më tepër ndiqni intervisten më poshtë…

  • 1

    Radio