Rajoni/Bota Më shumë

REAGON BASHKIMI EVROPIAN

Prej tvteuta11:58, 26 Maj 2015

Bashkimi Europian reagon për mosmarrëveshjet mes Shqipërisë dhe Greqisë lidhur me kërkimet për naftë në Detin Jon.
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiq deklaroi se bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi janë të një rëndësie të madhe, ndaj shfaqi shpresën se do të vazhdojnë normalisht.
“Bashkimi evropian nxit normalizimin e marrëdhënieve, si dhe i mbështet vendet në rrugën e tyre drejt BE-së. Bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi janë me shumë rëndësi , andaj inkurajojmë autoritetet për bashkëpunimin e pajtim”, u shpreh Koçijançiq.

  • 1

    Radio