Aktuale Më shumë

Reagim i turpshëm i Akademisë malazeze për fjalorin antishqiptar

Prej tvteuta15:26, 28 Maj 2016

Pas furtunës së ngritur nga mediat dhe opinioni publik në lidhje me fjalorin fyes dhe diskriminues  ndaj shqiptarëve, Akademia Malazeze doli me një deklaratë të zbehtë dhe tejet konfuze, në të cilën thuhet se qëllimi nuk ishte të prekeshin ndjenjat e asnjë populli, dhe se përmirsimet eventuale mund të sugjerohen në edicionet e ardhshme.

Në reagimin e Akademisë nuk ka asnjë sqarim për arsyet e përdorimit të një terminologjie të tillë ndaj shqiptarëve, e sidomos ka munguar falja publike, e cila në një farë mënyrë do të ndikonte në uljen e klimës ës mosbesimit , aq evidente kohët e fundit.

Deklarata e Akademisë jo vetëm që nuk përbën elementet e duhura për të qenë e besueshme, por në mënyrën më qartë tregon se terminologjia fyese e përdorur në fjalor është e menduar dhe e  përpiluar me vëmendje dhe qëllime të caktuara, dhe se cdo tentativë për ta arsyetuar nuk përbën asgjë tjetër përvec se një reagim të zbehtë politik, cka tregon qartas mediokritetin absolut të Akademisë malazeze.

  • 1

    Radio