Aktuale Më shumë

Ratifikimi i demarkacionit mund të shtyhet edhe për disa vite

Prej tvteuta10:07, 14 Prill 2016

Në sirtarët e Qeverisë se Kosoves planifikohet të pushojë gjatë Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.Ekzekutivi e ka kualifikuar si çështje “pa urgjencë” procedimin e saj në Kuvend.

Në Zyrën e kryeministrit Isa Mustafa nuk ka asnjë urgjence për ta shtyrë përpara ratifikimin e marrëveshjes që kundërshtohet rreptë nga opozita dhe një pjesë e shoqërisë civile.“Nuk ka ndonjë afat brenda të cilit do të ndodhë procedimi. Mund të kalojnë vite dhe të mos e procedojmë. Nuk është kjo një çështje që ka urgjencë”, ka thënë ky burim.

“E kemi kryer obligimin tonë çfarë është dashur, pra që të bëhet demarkimi dhe marrëveshja, dhe nuk është një temë që do ta kemi në rend dite në afat të shkurtër”,thuhet nga kryeministria e Kosoves.

  • 1

    Radio