Rastoder: Do të ketë ndryshime demokratike
Prej tvteuta6 October 2016

Partia Socialdemokrate ka një shans të mirë që pas zgjedhjeve më 16 tetor të pozicionohet në skenën politike si faktor thelbësor për krijimin e proceseve të mëtejshme politike, tha kryetari i këshillit politik të kësaj partie, Rifat Rastoder. Rastoder, pas tridhjetë viteve në politikë për arsye shëndetësore, por edhe siç tha ai, për tu lëshuar vendin të rinjve, u tërhoq nga pjesmarrja aktive në skenën politike të vendit. Ai tha se nuk duhet të neglizhohet se kjo parti në zgjedhjet lokale gjithmonë ka marrë mesatarisht më shumë se 10% të votave, çka e poziciononte atë si partinë e tretë më të fortë në vend, edhe pse kjo nuk ka qenë e njëjtë edhe në zgjedhjet parlamentare.