Rasti Sky: Arrestohet Ilija Vasoviq, ish shef i hetimeve penale në Tivar

Prej tvteuta12:27, 6 Qershor 2024

Sipas informacioneve jozyrtare, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit (STP) sot në mëngjes është arrestuar ish-shefi i hetimeve penale në Policinë e Tivarit, Ilija Vasoviq, shkruan RTMZ.

Vasoviq është arrestuar herët në mëngjes në Tivar nga pjesëtarët e Departamentit të Policisë Speciale (SPO).

Vasoviq është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe veprën e zgjeruar penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Duke gjykuar nga komunikimi me Sky ECC, në të cilin Libertas kishte akses, dhe të cilin Europol ia dha policisë dhe prokurorisë malazeze, polici Ilija Vasoviq dyshohet se është përfshirë në kontrabandë cigaresh, shpërdorim të pozitës zyrtare, pastrim parash dhe krime të tjera për vite me radhë.

Në pakon e inteligjencës Europol, të cilën policia e ka marrë më 7 qershor 2023, shihet qartë se ky polic ka qenë krahu i djathtë i Aleksandër Aca Mrkiqit, të cilin Prokuroria Speciale më 23 janar e ka akuzuar si drejtues të një organizate kriminale, shkruan Libertas.

Në atë aktakuzë, në të cilën 15 anëtarë të një organizate kriminale dyshohet se janë përfshirë në kontrabandë cigaresh, pastrim parash, dhunë, përndjekje dhe krime të tjera të rënda, polici Vasoviq nuk është në mesin e të dyshuarve dhe as në listën e dëshmitarëve.

Libertas të martën nuk ka mundur të marrë informacion nga Prokuroria Speciale nëse ndaj Vasoviqit po zhvillohet ndonjë hetim dhe nëse ai është marrë në pyetje.

  • 1

    Radio