Aktuale Më shumë

RASIM LIKA:NJE ORE PA DRITA-TA MBROJME AMBIENTIN

Prej tvteuta17:42, 19 Mars 2016

Fondi botërorë për natyrën ka paralajmëruar shënimin e akcionit global për planetin e tokës. “Fike dritën që të shohësh më mirë” është aksion i cili shënohet për të 10-in vit me radhë në nivelin botërorë, kurse në Mal të Zi ka filluar të shënohet para  shtatë vitesh.

Edhe OJQ-të  nga Ulqini bëjnë apel që të solidarizohemi me këtë  aksion dhe të fikim dritat prej orës  20.30-21.30  në ndërmarrje, institucione dhe shtëpia ku banojmë.

Kryetari i OJQ “Ecovita” Rasim Lika, për TV Teuta tha se qëllimi i këtij aksioni është rritja e nivelit të përgjegjësisë ndaj mjedisit në të cilin jetojmë si dhe ndërmarrjen e masave për zbutjen e shkaktarëve të ndryshëm ndaj ndyshimeve klimatike.

Lika u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë orën e tokës me qëllim që të respektojmë natyrën.

  • 1

    Radio