Sociale Më shumë

Raporti – Vrasjet, Shqipëria e dyta në Evropë, Mali i Zi i treti

Prej tvteuta15:59, 2 Nëntor 2016

Shqipëria renditet vendi i dytë në Evropë për numrin e vrasjeve me armë zjarri i ndjekur nga Mali i Zi.Këto janë të dhënat e një raporti të “Small Arms Survey” dhe që përfshin vitet 2010-2015.Sipas raportit, në Shqipëri, vdekjet e dhunshme nga armët e zjarrit dhe jo armët e zjarrit janë rritur dhe kanë rënë në mënyrë paralele.

Raporti thekson se në Mal të Zi dhe në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka pasur një numër të lartë të vrasjeve të femrave. Mali i Zi në këtë rast ia kalon Shqipërisë.Sipas raportit, rajonet më të prekura nga dhuna dhe armët e zjarrit janë Amerikat, Afrika e Jugut, Evropa Jugore, etj. Këtu nuk përfshihen vendet në luftë.

Ndërkohë, në Kroaci  numri i vrasjeve ka pësuar ulje për shkak të shtrëngimit të ligjeve për të poseduar armë si dhe fushatave të shumta për dorëzimin vullnetar të tyre. Këto të dhëna bëhen publike në kuadër të agjendës 2030 për uljen e numrit të armëve.

  • 1

    Radio