Sociale Më shumë

Raoniq: Qeveria te sjell vendimin qe mjetet e qeverive per OJQ, te dedikohen per shmangjen e pasojave nga virusi

Prej tvteuta12:59, 18 Mars 2020

Kryetari I OJQ Aleanca qytetare Boris Raoniq I ka derguar Leter te hapur Qeverise se Malit te Zi ne te cilen  propozon qe te sjelle Vendimin urgjent qe mjetet e dedikuara per finansimin e OJQ-ve per vitin 2020, te hapura nga ministrite – te dedikohen per aktivitetet te cilat mund te ndihmojne ne shmangjen e pasojave nga epidemia e mundshme e virusit COVID 19, per furnizimin e mjeteve te nevojshme medicinale, kthimin e qytetareve te Malit te Zi, si dhe per projektet e OJQ-ve te cilat kane per qellim zvoglimin e pasojave  nga epidemia e virusit.

“Duke pasur parasysh seriozitetin e situates, posacerisht ne kuptim te crregullimit te funksionimit te shoqerise malazeze, eshte e nevojshme qe te gjitha resurset te dedikohen ne definimin edhe realizimin e e prioriteteve, te cilat do te siguronin nje sinergji te plote te sektorit public, civil, privat dhe mediatik”, theksohet ne letren e hapur.

Ata kerrkojne qe te fillohet procesi i konsultimeve me te gjithe te interesuarit nepermes te ndonje platforme te re  digjitale te cilat I perdor Qeveria, per te grumbulluar sa me pare qendrimet dhe mendimet mbi nevojat e shoqerise dhe problemeve te cilat dalin ne siperfaqe gjate fazes se pare te luftes kunder virusit.

“Kjo para se gjithash ka te beje me perforcimin e solidaritetit shoqerore, efikasitetin e sektorit shteterore ne situatat e krizave, komunikimin e sektorit public ndaj qytetareve, perkrahje grupeve te lenduara, promovimin e masave te domosdoshme dhe vetedija ndaj rreziqeve.

Ata poashtu apelojne tek OJQ-te qe te perkrahin kete iniciative, kurse Qeveria ta sjelle Vendimin  ne mbledhjen e pare te radhes, me te cilen do te fillohej procesi I konsultimeve dhe me pas integrimi I propozimeve ne punen e te gjitha organeve shteterore dhe locale, te cilet ne fushen e punes se tyre e mbeshtesin punen e sektorit civil”, thuhet me tej ne letren e hapur te Aleances qytetare e nenshkruar nga kryetari I saj Boris Raoniq.

  • 1

    Radio