Politikë

Aktuale Më shumë

Raoniq: Opozita nuk ka caktuar kandidatët më të mirë

Prej tvteuta31 May 2016

Drejtori ekzekutiv i Aleancës Qytetare Boris Raoniq, ka deklaruar se ka pritur emra profesionistësh dhe ekspertësh nga opozita për postet qeverisëse, të cilët me integritetin e vet do të ngjallnin besueshmëri në popull,  por nga emrat e deritanishëm kjo gjë nuk mund të thuhet. Sipas Raoniq, opozita kishte mundur të bënte më mirë, megjithë mungesën kronike të kuadrove të duhur, si në partitë qeverisëse ashtu edhe në ato opozitare. Ai paralajmëroi se qasja partiokratike në kryerjen e pushtetit do të mbesë një nga cështjet më problematike edhe në të ardhmen.