Rangers, skuadra më e dobët në histori të Champions League

Prej tvteuta15:34, 2 Nëntor 2022

Zero pikë, 22 gola të pranuar dhe vetëm dy të shënuar.

Ky është bilanci i ekipit skocez Rangers në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Rikthimi pas 11 viteve në garën më të fortë të futbollit evropian nuk ka shkuar aspak mirë për ekipin nga Ibrox Stadium.

Ata kanë hyrë në histori për të keq pasi janë skuadra me rezultatët më të dobëta ndonjëherë.

Ata thyen rekordin e Dinamos së Zabgrebit, të cilët në edicionin 2011/12 kishin përfundur pa asnjë pikë ndeshjet e grupit.

  • 1

    Radio