Aktuale Më shumë

Rama për vizitë në Serbi

Prej tvteuta10:06, 13 Tetor 2016

Kryeministri I Shqiperise  Edi Rama mbërriti mbrëmjen e kësaj të mërkure në Beograd, për herë të tretë në dy vjet. Në aeroportin e kryeqytetit serb ai u prit nga ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, ndërsa pak më vonë darkoi me homologun Aleksandar Vuçiç.Sot do të mbahet Samiti i Sigurisë dhe takimet me zyrtarët serbë.

Bëhet fjalë për një takim të rëndësishëm rajonal, pasi liderët e Ballkanit bashkë me ata europianë do të diskutojnë për sigurinë në rajon. Kryeministri Rama, ndër të ftuarit më të rëndësishëm, do të bëjë hapjen e samitit dhe më pas do të takojë homologun Aleksandar Vuçiç në selinë e qeverisë së Serbisë, për të vijuar më pas me shqiptarët e Preshevës. Politikanë nga ky rajon do të vijnë në Beograd për të diskutuar problemet e tyre më të rëndësishme gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar, i cili më pas do të niset për në Forumin e Biznesit në Nish.

  • 1

    Radio