Rama në Paris: Marrëdhëniet e Shqipërisë me Malin e Zi shumë të afërta
Prej tvteuta10:08, 7 Korrik 2016
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar gjatë samitit në Paris se marrëdhëniet në mes Shqipërisë dhe Mali të Zi janë shembullore, çka ndoshta është e habitshme për dy vende ballkanike.
Rama tha se dy vendet nuk kanë çështje të hapura dhe se duhet të intensifikojnë përpjektjet për integrimin në Bashkimin Europian. Ai poashtu tha se në Paris është prezantuar një plan i ri dhe mjaft kurajoz tregtar i cili do të përfshinte të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor.
“Ne nuk kemi problem me euroskepticizëm si disa lider të Europës.”, tha Rama, duke shprehur shqetësim për mungesën e eurooptimizmit në skenën politike europiane.