Rajoni/Bota

Aktuale Më shumë

Rama: Abetarja mbarëkombëtareedhe në Maqedoninë e Veriut dhe në diasporë, diskutime edhe me Malin e Zi

Prej tvteuta12 September 2022

Në ditën e parë të Kongresit për Arsimin me fokus “Sfidat e Arsimit Cilësor dhe gjithëpërfshirës drejt Integrimit Europian” kryeministri Edi Rama fillimisht e vuri theksin tek nevoja për të mbrojtur gjuhën shqipe. Kur libri bëhet përditë e më i huaj për njerëzit tha kryeministri për të ruajtur gjuhën shqipe lipset një bashkëpunim që i kalon kufijtë e Shqipërisë. Përdorimi abetares të unifikuar duhet të shtrihet edhe në vende të tjera. “Por futja e Abetares së unifikuar që ne do të bëjmë çmos që të shtrihet dhe në vende të tjera, jo vetëm në Shqipëri e në Kosovë, Maqedonia e Veriut tanimë e ka aprovuar në parim futjen e saj në të gjitha klasat ku fëmijët e popullit shqiptar të Maqedonisë së Veriut mësojnë gjuhën shqipe, po ashtu kemi filluar të diskutojmë me Mali e Zi, me Serbinë për gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës e më tutje. Kemi filluar të diskutojmë me qeverinë e Kosovës për planin e përhapjes së kësaj Abetareje në të gjithë diasporën”, shtoi më tej kryeministri.