Kulturë

Aktuale Më shumë

Rajmond Gjonaj – nxënësi shqiptarë në Unionin e shkollave të mesme në Mal të Zi

Prej tvteuta21 November 2016

Rajmond Gjonaj është nxënës i vitit të IV në Gjimnazin privat “Drita” në Ulqin. Ai është njëri ndër dy nxënësit shqiptarë ,por i vetmi nga Komuna e Ulqini i cili është  pjesë e Unionit të Shkollave të Mesme të Malit të Zi. Rajmondi për Televizionin Teuta tha se Unioni i Shkollave të Mesme të Malit të Zi është një Organizatë Joqeveritare e themeluar në mars të vitit 2015,e cila i bashkon të gjithë parlamentet e shkollave të mesme të Malit të Zi. Ai shprehet i kënaqur që Gjimanzi Privat “Drita” dhe ai vetë si përfaqësues ,është pjesë e këtij Unioni. Vlersimet për Gjimnazin Privat “Drita” nga ana e përfaqësuesve të Parlamentit të shkollave të tjera dhe të Këshillit drejtues të Unionit të shkollave të Mesme të Malit të Zi , Rajmondi tha se janë pozitive. Edhe drejtori i këtij gjimanzi Fejzo Hoxha për Televizionin Teuta u shprehet i kënqur që nxënësi i shkollës së tyre është pjesë e kësaj organizate. Rajmond Gjonaj na përfaqeson denjësisht, tha drejtori Hoxha. Gjimanzi privat Drita ka pasur dhe do të ketë një bashkëpunim të mirë me të gjitha organizatat si në nivel lokal ashtu edhe në atë shtetëror shtoi ai.