Aktuale Më shumë

Radulloviq: Gjukanoviq ka vepruar në suaza kushtetuese. Shpërbërja e Kuvendit nuk do të ishte e tillë

Prej tvteuta18:28, 21 Shtator 2022

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, nuk ka mundësi kushtetuese dhe ligjore që të pranojë nënshkrimet e 41 deputetëve për mandatarin e formimi të qeverisë, pas skadimit të afatit, vlerësoi juristi i njohur.Pr.Dr. Branislav Raduloviq.  Ai shtoi se presidenti i Malit të Zi ka vepruar në përputhje me Kushtetutën kur ka iniciuar shkurtimin e mandatit të Kuvendit dhe se nuk janë plotësuar kushtet për shpërndarjen e menjëhershme.

– Dispozita kushtetuese në paragrafin 1 të nenit 103 është shumë precize dhe specifike sa i përket afatit për propozimin e mandatarit dhe kompetencave të presidentit të shtetit.  Pas skadimit të afatit 30-ditor, nuk është më e mundur, në përputhje me Kushtetutën, të emërohen mandatarë dhe për këtë arsye nuk ka kuptim të dorëzohen më pas nënshkrimet e deputetëve.”, tha Radulloviq. Kur është fjala për “shpërbërjen” e Kuvendit, Raduloviq thotë se është një opsion i paraparë me Kushtetutë, por se kushtet nga neni 92 nuk janë plotësuar, kështu që në këtë situatë të veçantë nuk është  absolutisht e mundur dhe do të ishte një gabim i madh dhe shkelje e aktit kushtetues nëse do të bëhej diçka e tillë. Sa i përket shkurtimit të manadatit të Kuvendit, kjo tha Radulloviq është çështje politike, dhe mbetet në duar të deputetëve që të vendosin se si do të veprohet më tej. Në raste të tilla në vende demokratike zakonisht shkohet në zgjedhje, por në Mal të Zi nuk mund të pritet një logjikë e tillë, sidomos nëse u referohemi ngjarjeve të fundit.

  • 1

    Radio