Sociale Më shumë

Radikalët dhe “Rezistencë pashpresës” i bashkohen Frontit Demokratik

Prej tvteuta17:03, 19 Shtator 2016

Partia Radikale Serbe (SRS) do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në koalicion me Frontin Demokratik (DF), u kumtuan nga kjo parti. Kryetari  Ilija Darmanoviq, tha në një deklaratë se vendimi është marrë duke pasur parasysh se radikalët janë parti opozitare e cila lufton për drejtësinë dhe barazinë e serbëve në Mal të Zi.

“Ne duam ti ftojmë të gjitha partitë e vogla të cilat kanë dorëzuar listën, por për të cilat dihet se nuk mund të kalojnë pragun zgjedhor, të mos humbin votat e opozitës të cilët me matematikë zgjedhore do ti përkasin  Gjukanoviqit , por të përkrahin Frontin Demokratik”, tha Darmanoviq. Edhe lëvizja “Rezistencë pashpresës” ka njoftuar se do të bashkangjitet Frontit Demokratik për zgjedhjet e ardhshme.

Kryetari i saj Mlladen Bojaniq deklaroi se megjithë diferencat ekzistuese,  kjo është mënyra më e mirë, pasi rrjedhja e votave opozitare shkon direkt në favor të Partisë Demkratike të Socialistëve.

  • 1

    Radio