Opinion Më shumë

Qyteti që jeton vetëm një stinë

Prej tvteuta11:23, 29 Nëntor 2014

Po ta bësh një gjiro përgjatë Bulevardit “Gj.K.-Skënderbeu”, për të vazhduar rrugës “Hafiz Ali Riza Ulqinaku” edhe të ndalosh në shëtitoren “Detarët e Ulqinit” në Ranë, lë përshtypjen se Ulqini jeton vetëm në stinën e verës. Shumica e lokaleve janë të kyçura me dry. Kalimtarit të rastit në dyert e dyqaneve  i bien në letrat e zverdhura edhe  lexon ofertat : ”Jepet me qira!” .Figuron edhe nr. i celularit të pronarit.

.Kjo pasqyrë vërehet edhe në Plazhin e madh. .Pritet qershori për t` u rihapur edhe për të ushtruar ndonjë biznes të vogël, minor, sa për të mbijetuar.

Derisa mbretëron kjo gjendje në dy pikat kryesore të Ulqinit,cilën rrugë duhet ndjekur për të sjellë një frymëmarrje tjetër në këtë qytet bregdetar.

Edhe tregu i gjelbërt pulson vetëm dy ditë në javë, të martën edhe të premten, ditëve tjera të merr nostalgjia për të parë njeri aty.

Po, mund të dëgjosh vetëm gallatën e peshkatarëve të cilët nuk bëjnë asnjë lëvizje, 3 kg qefull  10 euro. Të gjithë ata që dalin në treg të furnizohen me artikuj ushqimorë, i ikin peshkut, përzgjedhin ndonjë pemë apo perime, edhe ato shumica janë të importuara.

-Pse udhëheqësit tanë lejojnë shitësit ambulantë edhe nga vendet tjera të rajonit? I rrëmbejnë paratë tona. E shihni se dimri i pamëshirshëm ka zbritur në Ulqin, edhe “duhet jetuar”,- më ankohet një shitës i pemëve dhe perimeve në treg.

– Njerëzit tanë në fundjavë ikin në fundjavë që të bëjnë furnizimet familjare në vendet fqinje. -Konkurenca e bën të vetën,- është përgjigja ime, por me keqardhje se bashkëbiseduesi im është në vitet më të vrullshme të rinisë, i cili përpiqet ta sigurojë mbijetesën. -Jam në dymendje, ta kyç edhe unë banakun sikur dyqanet anë e kënd Ulqinit, apo të pres blerësit që nuk i vërej as në sfond”,- flet djaloshi i mërzitur.

Ibrahim Berjashi

  • 1

    Radio