Qytetarët zgjedhin pushtetin vendor, 350 mijë qytetarë me të drejtë vote

Prej tvteuta08:28, 23 Tetor 2022

Sot mbahen zgjedhjet lokale në Podgoricë dhe 13 komuna të tjera, ku të drejtë vote kanë rreth 350 mijë qytetarë. Përveç Podgoricës, zgjedhjet mbahen edhe në Tivar, Bijello Pole, Plevla, Rozhajë, Budva, Danillovgrad, Zeta, Tivat, Plavë, Kollashin, Zhablak, Plluzhinë dhe Shavnik.

Sipas të dhënave të MPB-së, numri më i madh i votuesve janë në kryeqytet, 143.523, në Tivar 39.854, Bijello Pole 39.469, Plevla 24.592 dhe në Rozhajë 22.806.

Në Budva ka 18.783 zgjedhës, në Danillovgrad 13.179, në Zetë 12.524, në Tivat 11.993, në Plavë 9.364 dhe në Kollashin 6.097.

Të drejtë vote në Zhablak kanë 3031, në Plluzhinë 2382 dhe në Shavnik 1968.

Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00.

  • 1

    Radio