Qytetarët nuk kanë besim në polici dhe politikan

Prej tvteuta10:11, 22 Qershor 2016

Qytetarët e Malit të Zi kryesisht tregojnë pabesueshmëri të theksuar ndaj institucioneve publike dhe politikanëve të vendit, sipas rezultateve të Barometrit Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal.

Listën e institucioneve më pak të besueshëm e kryeson policia, të ciën 27% të qytetarëve e konsiderojnë si të korruptuar, e pasuar nga shëndetësia me 26%, , politikanët me 18% ,dhe doganat me 16%.

Edhe më shqetësues është fakti se vetëm 6% e qytetarëve kanë bindjen se shteti po e lufton korrupsionin në mënyrë të sukseshsme, kurse 33% mendojnë se nuk po e lufton fare. Sa i përket antarsimit në Bashkimin Europian, 38% kanë mendim pozitiv, 33 % janë të mendimit se nuk është as mirë as keq, kurse 18% mendojnë se është në dëm të vendit.

  • 1

    Radio