Qytetarët e Komunës së Ulqinit : Jetojmë vetëm me një antarë të punësuar
Prej tvteuta22 October 2016
Ulqini , një komunë me rreth 20 000 banorë të cilët jetonë me sezonin turistik, me bujqesinë e blegtorinë. Mënyrë jetese e cila dita ditës po veshtirësohet më shumë. Sezoni veror sjell gjallërinë dhe disa të ardhura më të mëdha, ndërsa me perfundimin e tij përfundon edhe puna, përfundon përfitimi dhe mbyllen dyert e shumë objekteve. Qytetarët e komunës së Ulqinit shprehen të zhgënjyer dhe të shqetësuar për cështjen e papunësisë. Rinia nuk ka ku të punësohet, migrojnë me të madhe, në shumicën e rasteve vetëm njëri antar i familjes është i punësuar, thonë ata për televizionin Teuta, Kemi nje varg objektesh te cilat mbyllen me të përfunduar sezoni veror. Nga ana tjetër kemi edhe shumë objekte të përkohëshme të cilat vihen në funksion të shumtën 3 muaj të verës, dhe me pas cdo gjë fiket. “Jepet me qera”, dyer të mbyllura me dry të cilat presin sezonin e ardhshëm veror, është ajo se cfarë ofron Ulqini në tri stinet e tjera të vitit!