Qytetarët denoncojnë: Sa janë përfillur ankesat e tyre?

Prej tvteuta14:43, 17 Nëntor 2022

Në adresë të TV Teuta pothuajse çdo ditë vijnë ankesa të ndryshme të qytetarëve, të cilët denocnojnë parregullsitë dhe problemet e ndryshme që vërehen në qytetin tonë.

Përveç publikimit të tyre në rrjetet sociale, me qëllim nxitjen e organeve kompetente për të bërë diçka për menjanimin e tyre, ne vendosëm të dalim edhe në terren, për të parë nëse diçka ka ndryshuar.

Një nga ankesat ishte lidhur me një gropë të hapur të kanalizimit në afërsi të restoranit “Alfa” në bulevardin “Gj.K.Skënderbeu”. Ekipi ynë i xhirimit, siç mund të shihni edhe ju në foton e mëposhtme, ka vërtetuar se gropa në fjalë është mbuluar me një pllakë betoni. Nuk e dimë nëse kjo është zgjidhje e përkohëshme apo e përherëshme, por të paktën është menjanuar mundësia e ndonjë aksidenti.

Problemi i radhës ka të bëjë me parkimin e automjeteve në rrugicat e ngushta të qytetit, kësaj radhe në lagjen e njohur si “Prroni” në Plazh të Vogël.  Ky  problem në këtë lagje është i vazhdueshëm për shkak të mungesës së parkimit, ndërsa edhe rrugët janë të ngushta për kalimin e rregullt të automjeteve. Në rastin në fjalë një automjet ishte i parkuar në mënyrë që e bënte të pamundur kalimin e ndonjë automjeti tjetër. Kur ne shkuam në vendngjarje, rruga ishte e kalueshme dhe nuk kishte automjete të parkuara.

Ankesë tjetër ishte parkimi i automjeteve në trotuar pranë Shtëpisë së Shëndetit. Fatkeqësisht, ky problem vazhdon pasi edhe kur ne shkuam në vendngjarje një automjet ishte i parkuar në mes të trotuarit.

Problemi i tjetër është më i madh dhe e më i vështiri për tu zgjidhur, pasi kjo do të vret nga shpejtësia e punimeve në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit. Banorët e lagjes pranë stacionit të autobusit, kanë më shumë se një vit që verën e kalojnë në pluhur, ndrësa dimrit rruga është plot me gropa dhe ujë. Ata që jetonë aty, mezi hyjnë dhe dalin nga shtëpitë e tyre, ndërsa automjetet që qarkullojnë a duhet të kenë kujdes të mos bien në gropat e shumta. Banori i lagjes, Gjon Dobreci, thotë se rruga u rregullua njëherë e pastaj u prish përsëri pasi ndërtuesit kishin “harruar” të kryenin disa ndërtime.

Kësaj radhe zgjidhje e problemeve të denoncuara ishte 50%, çka nuk është pak, sidomos kur njëri prej tyre nuk është i zgjidhshëm deri sa të përfundojë nëdrtimi i rrjetit të kanalizimit. Inkurajojmë qytetarët që edhe në të ardhmen të vazhdojnë me denoncimet e tyre, ndërsa organet kompetenet që të respektojnë në maksimum shqetësimet e qytetarëve.

  • 1

    Radio