Qeveria të diskutojë për gjendjen alarmante në komunikacion

Prej tvteuta15:20, 6 Tetor 2016

Grupi i organizatave jo-qeveritare (OJQ) dhe qytetarët kërkojnë urgjentisht një seancë të jashtëzakonshme të qeverisë në përbërje të zgjeruar në të cilën pika e vetme e rendit të ditës do të jetë siguria aktuale në komunikacion. Këtë apel, cili iu dorëzua sot Qeverisë, u nënshkrua nga OJQ-të Alfa Centar, Biciklo.me, Shoqata e prindërve, Aleanca Qytetare, Aksioni Ynë, Mogul, Qendra për të drejtat e grave, e të tjera.

Nada Radoviq nga  Alfa Centar kujtoi se në rrugët e Malit të Zi në 15 ditët e fundit kanë humbur jetën 12 njerëz. Ajo vuri në dukje se situata është alarmante dhe bëri thirrje për një mobilizim të përgjithshëm të shoqërisë. Radoviq sqaroi se nënshkruesit e kërkesës kërkojnë mbajtjen e një seancë të zgjeruar të Qeverisë në të cilën do të merrnin  pjesë përfaqësues të akademisë, universiteteve dhe shoqërisë civile.

Po ashtu një nga kërkesat do të jetë hartimi i planit afatëshkurtë dhe afatgjatë të veprimit për reduktimin e aksidenteve rrugore. Drejtoria e policisë për nesër në ora 11.00 ka njoftuar mbajtjen e një konferencëe për media në lidhje me situatën e rënduar në komunikacion.

  • 1

    Radio