Qeveria shkarkoi kreun e Agjencisë për Siguri Kombëtare

Prej tvteuta16:03, 7 Tetor 2022

Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme telefonike ka shkarkuar ushtruesin e detyrës së drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB) Sava Kentera. Ky vendim është marrë me sugjerim të kryeministrit në mandatin teknik Dritan Abazoviq.

Kentera u emërua ushtrues detyre drejtor të Agjencisë për Siguri Kombëtare më 5 maj, pas shkarkimit të Dejan Vukshiqit.

Abazoviq tha sot në forumin 2BS në Budva se ka disa kundërshtime për punën e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë kur është fjala për rastin e fundit të kontrabandës së cigareve.

Ai ka bërë të ditur se ende është në pritje të informacioneve të caktuara, pas së cilës disa persona nga Agjensia për Siguri Kombëtare nuk do të mund të qëndrojnë aty.

Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes Rashko Konjeviq mbrëmë, në një paraqitje në TVMZ, vlerësoi punën e Agjencisë për Siguri Kombëtare së fundmi, duke theksuar rastin e spiunazhit.

Drejtori i shkarkuar i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANB) Savo Kentera komentoi informacionin për shkarkimin e tij të iniciuar nga kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq, duke thënë se është një tjetër tregues se ku po shkon vendi dhe se disa gjëra duhet të ndryshojnë në mënyrë që Mali i Zi të mos shkëputet nga rruga nga e cila, siç thotë ai, ka filluar të shkoj.

  • 1

    Radio