Aktuale Më shumë

Qeveria rrit pronësinë në EEMZ. Blen 10% të aksioneve për 15 milionë euro

Prej tvteuta14:40, 22 Shtator 2022

Qeveria e Malit të Zi miratoi vendimin që shteti të blejë 10 për qind të aksioneve të Elekroekonomisë së Malit të Zi për 15 milionë euro.

Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, si propozues tha se në këtë mënyrë rritet likuiditeti i kompanisë, dhe shteti rrit pronësinë dhe pengon një blerës të dytë potencial që të ndikojë në vendimet që lidhen me sektorin energjetik në vend.  Seanca u drejtua nga zëvendëskryeministri Vladimir Jokoviq, pasi kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq ndodhet në udhëtim zyrtar.

“Duke marrë parasysh konkluzionet se Qeveria mund të marrë vendim për blerjen e aksioneve., tani po sjellim vendimin për blerjen tyre në vlerë deri në 15 milionë euro”, tha Damjanoviq dhe shtoi se zbatimi i veprimeve procedurale do të fillojë menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit, duke theksuar se kjo është një mënyrë për të ndikuar në bilancin e kësaj kompanie,  pasi me anulimin e veprimit shteti do të dëmtohej në mënyrë indirekte.

  • 1

    Radio