Qeveria nesër për ligjet evropiane
Prej tvteuta28 May 2024

Seanca e Qeverisë ku do të diskutohen një sërë ligjesh të rëndësishme për agjendën evropiane do të mbahet nesër, mëson Portali RTMZ. Komisioni Evropian më herët ka shpallur opinionin e tij për një sërë ligjesh, kryesisht në fushën e drejtësisë dhe gjyqësorit. Sipas njoftimeve të mëparshme seanca ishte paraparë të mbahej të shtunën, por ajo u shty. Deri në fund të qershorit, qeveria duhet të përcaktojë propozimet e disa ligjeve në fushën e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sepse kjo është e rëndësishme për opinionin pozitiv të Komisionit Evropian. Në radhë të parë nënkuptojmë ligjet për konfiskimin e përfitimeve pasurore të fituara me veprimtari kriminale, për gjyqtarët dhe Këshillin Gjyqësor, për prokurorinë speciale dhe Kodin e Procedurës Penale. Gjithashtu, siç tha edhe më herët Qeveria, është e nevojshme të miratohen një sërë ligjesh për media.