Aktuale Më shumë

Qeveria kufizon elsportin e peletit

Prej tvteuta16:21, 15 Shtator 2022

Qeveria në seancën e sotme kufizoi eksportin e peletit nga Mali i Zi.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Vladimir Jokoviq, propozoi që Qeveria në seancën e sotme të miratojë Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për kufizimin e përkohshëm të eksportit të disa asortimenteve të drurit, përkatësisht të kufizohet eksporti i peletit nga Mali i Zi.Jokoviq tha se janë përpjekur në të gjitha mënyrat që të arrijnë marrëveshje me prodhuesit e peletit, por që nuk ka dhënë rezultat.

Qeveria më parë e kufizoi çmimin e një ton peleti në dyqanet me pakicë në maksimum 320 euro, ndërsa nëse blihet direkt nga prodhuesi në 269 euro. Kryeministri Dritan Abazoviq tha se ky vendim është plotësisht i justifikuar dhe i nevojshëm. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Goran Gjuroviq shtoi se janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje të caktuar dhe se Ministria e Bujqësisë ka zhvilluar një sërë bisedimesh me prodhuesit, por që nuk kanë dhënë rezultat. “Kjo është një masë jopopullore, por e nevojshme”, tha Gjuroviq.

  • 1

    Radio