Qeveria ia dorëzoi marrëveshjen Sindikatës së Arsimit

Prej tvteuta09:52, 21 Shkurt 2024

Qeveria e Malit të Zi i ka dorëzuar sot në mëngjes Sindikatës së Arsimit Marrëveshjen, në bazë të marrëveshjes së djeshme, sipas së cilës pagat e mësimdhënësve do të rriten me 10 për qind bruto nga 1 korriku dhe një rritje kumulative prej 17 për qind neto nga fillimi i vitit shkollor. Dokumentin e nënshkroi kryeministri Millojko Spajiq.

Mësimdhënësit në pothuajse 160 shkolla filluan një grevë të hënën, pasi përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit nuk arritën marrëveshje për rritjen e mundshme të pagave.

  • 1

    Radio