Aktuale Më shumë

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar propozimin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi buxhetin

Prej tvteuta13:37, 14 Shtator 2022

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar dje propozimin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi buxhetin për këtë vit si dhe propozimin mbi ndryshimet e Vendimit për huamarrje.
Me propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi buxhetin për këtë vit janë planifikuar të dalat prej 2.69 miliardë euro që, nëse krahasohen me planifikimin e mëparshëm, janë 191.33 milionë euro më shumë, para së gjithash për shkak të gjenerimit të shpenzimit plotësues dhe ndryshimit të pritjeve kur bëhet fjalë për të hyrat buxhetore.
Shpenzimet shtesë kryesisht kanë të bëjnë me Fondin për sigurim shëndetësor, Fondin për sigurim pensionist dhe invalidor, si dhe mjete të tjera  për rroga.
Është miratuar edhe ndryshimi i vendimit për huamarrje sipas të cilit në vend të huamarrjes së paraparë prej 70 milionë euro, propozohet që kjo shumë të jetë 350 milionë.
Kryeministri në mandat teknik, Dritan Abazoviq, ka paralajmëruar se do t’i paraqesë Parlamentit kërkesë që mbledhja e jashtëzakonshme lidhur me këto akte të mbahet më 28 shtator.

  • 1

    Radio