Qeveria e Kosovës shtyn dërgimin e demarkacionit në Kuvend
Prej tvteuta15 July 2016

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se edhe pse sot ka qenë e paraparë të futet në rend dite ligji për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, po japin edhe pak kohë me qëllim që të diskutohet me deputetët dhe qytetarët. Sipas Mustafës, në këto diskutime po jepet mundësia që të vërtetohen të dhënat e opozitës që Kosova po humbë tokë në mënyrë që të mos manipulohet me ndjenja të qytetarëve. Ai sërish ka përsëritur se Kosova nuk është duke humbur territor.