Qeveria e Kosovës e vendosur që demarkacioni të mos mbetet për vitin tjetër
Prej tvteuta10:06, 19 Tetor 2016
![](http://tvteuta.com/wp-content/uploads/2016/10/demarkacioni5511111-110x96.jpg)
Nuk ka ende përafrim të qëndrimeve ndërmjet pozitës dhe opozitës për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.Faton Abdullahu, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, ka paralajmëruar se Qeveria së shpejti do ta riprocedojë për ratifikim në Kuvend marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Ai ka thënë se kabineti qeveritar do t’i respektojë afatet kohore në mënyrë që demarkacioni mos të mbetet për vitin e ardhshëm, por të zgjidhet këtë vit.Gjithashtu, Abdullahu thotë se mbetet e hapur ftesa e kryeministrit për takim me liderët e opozitës.Kurse përfaqësuesit e opozitës e kanë vlerësuar të kotë çdo përpjekje të Qeverisë për ta riproceduar demarkacionin në Kuvend.Sipas tyre, kjo marrëveshje ka vdekur më 1 shtator në mungesë votash.