Aktuale Më shumë

Qeveria dhe opozita bashkë kundër Asociacionit të njëanshëm

Prej tvteuta09:54, 2 Qershor 2016

Paralajmërimi për themelimin e njëanshëm të Asociacionit të Komunave Serbe nga ana e serbëve të veriut është i papranueshëm për Qeverinë dhe për opozitën kosovare. Një veprim i tillë, sipas Qeverisë, do të ishte humbje kohe për serbët dhe njëkohësisht edhe bllokim në procesin integrues. Politikanët serbë të veriut të Kosovës janë duke i bashkërenduar veprimet me Qeverinë në Beograd për ta themeluar njëanshëm Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, si shenjë kundërveprim ndaj zvarritjes së formimit të tij nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Madje, sipas burimeve nga veriu, serbët janë të gatshëm të veprojnë jashtë Prishtinës, duke mos pritur deri në “pafundësi”.

Por, Qeveria e Kosovës, subjektet opozitare dhe analistët politikë vlerësojnë se funksionalizimi i njëanshëm i Asociacionit do të bënte që institucionet e Kosovës të mos e pranojnë atë si legjitim dhe se serbët në Kosovë nuk do të kishin kurrfarë përfitimi nga formimi i këtij Asociacioni. Ata madje thonë se mosrespektimi i marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Serbisë do të bënte që kësaj të fundit t’i bllokohet anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se vetëshpallja e Asociacionit së Komunave është një hap i pamundur, ndërsa ka shtuar se Serbia pa i zbatuar marrëveshjet me Kosovën do ta ketë të pamundur anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

  • 1

    Radio