Qeveria: 75.000 euro për projektet sportive në Ulqin

Prej tvteuta18:32, 12 Nëntor 2022

Qeveria e Malit të Zi në seancën e fundit miratoi mbështetjen financiare për projektin e ndërtimit të stadiumit dhe një qëndre sportive në Ulqin.

Siç është paralajmëruar, Ministrisë së Sportit dhe Rinisë i është dhënë leja për të ndarë 74,481 euro për përgatitjen e studimit të fizibilitetit për realizimin e këtij projekti.

Qeveria saktësoi se Ligji për Sportin parashikon që Ministria e Sportit dhe Rinisë mund të financojë ose bashkëfinancojë ndërtimin, rikonstruksionin, përshtatjen dhe pajisjen e objekteve sportive deri në 10,000 euro, ndërsa shumat që e kalojnë këtë shifër kërkohet miratimin paraprak i Qeverisë.

  • 1

    Radio