Ekonomi

Aktuale Më shumë

Qeset plastike do të ndalohen?

Prej tvteuta3 October 2022

Deri në fund të vitit, Mali i Zi do të fitojë një ligj të ri për menaxhimin e mbeturinave, me të cilin do të krijohet inspeksioni komunal shtetëror, ndërsa përdorimi i qeseve plastike në pikat e shitjes do të ndalohet, thonë nga Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit. Ministrja Ana Novakoviq Gjuroviq ka paralajmëruar së fundmi hartimin e ligjit sistematik për menaxhimin e mbeturinave, ndërsa kabineti i saj thekson se programi i punës i Qeverisë është miratimi i Ligjit për menaxhimin e mbeturinave të planifikuar për tremujorin e katërt të vitit 2022. Afati i fundit për miratimin e këtij ligji nga Qeveria është fundi i dhjetorit të vitit aktual, pasuar me miratimin në Kuvendin e Malit të Zi. Ministria thekson se po mundohet të shkurtojnë këto afate, në mënyrë që zgjidhjet e caktuara ligjore të zbatohen sa më shpejt në praktikë. Një nga ndryshimet më domethënëse lidhet me futjen e Inspektimit KomunalShtetëror, i cili do të ketë detyrën kryesore të kontrollojë zbatimin e planeve vendore të menaxhimit të mbeturinave inerte dhe ato jo të rrezikshme. “Vlerësojmë që vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet mbikëqyrjes inspektuese, sepse duhet të konstatojmë se në periudhën paraprake ky segment i sistemit të menaxhimit të mbeturinave nuk ka dhënë rezultate të rëndësishme.” – thonë nga ministria.