Kulturë

Kulturë Më shumë

Qendra për Kulturë: Shtyhet “Skena Verore”

Prej tvteuta22 July 2020

Lajmërim, Për arsye të situatës momentale epidemiologjike të shkaktuar nga virusi COVID-19, Edicioni i 32. i “SKENËS VERORE” i planifikuar në periudhën 25. korrik -25. gusht, shtyhet në një afat të pacaktuar. Si Institucion vlerësojmë se siguria e artistëve pjesëmarrës dhe e vizitorëve te Festivalit janë parësore. Meqë  programi i Edicionit të 32.  të “SKENËS VERORE” është i planifikuar me artistë dhe përformues vendas dhe rajonal, ku kalimet nderkufitare janë ose te vështirësuara ose të ndaluara, spostimi në kohë i Festivalit, u bë i pashmangshëm. Theksojmë se programi për këtë vitë do të riformulohet vetëm me artistë te Malit te Zi, kështuqë gjendja ndërkufitare nuk do të paraqesë pengesa në realizimin e tij. JP QENDRA E KULTURËS  -ULQIN paraprakisht do t’ju informojë lidhur me terminet e reja të Festivalit. Me respekt, Drejtori i Qendres per kulture Ulqin Musa Hoxhiq