Qendra për Kulturë: Kondicioneri jasht përdorimit, nevojiten 4000 euro për riparim

Prej tvteuta15:38, 26 Nëntor 2016

Qendra për Kulturë në Ulqin, vazhdon të jetë në të njëjtën gjendje në të cilen edhe është inaguruar në vitin 2005. Duke mos vënë dorë në të, për më se një dekade ,edhe ato kushte me të cilat është hapur, kanë filluar që dita ditës të përkeqësohen.

Qe nga janari i vitit 2016, kondicioneri në sallën e madhe është  totalisht jashtë funksionit . Për rregullimin e tij, sipas fjalëve të drejtorit të Qendrës për Kulturë ,  Astrit Salaj , nevojiten rreth 4000 euro.

Deri tani ka pasur përpjekje për ndërhyrje në këtë aparaturë, por nuk kanë rezultuar të suksesshme, duke qenë se bëhet fjalë për një aparaturë  e cila duhet të ngrohë ose të ftohë një sipërfaqe prej mbi 800 metër katrorë, shton për Televizionin Teuta ,  drejtori Salaj.

  • 1

    Radio