Sociale Më shumë

Qendra Klinike e Malit të Zi mbetet pa 7 mjek

Prej tvteuta16:22, 16 Korrik 2016

Qendra Klinike e Malit të Zi që nga fillimi i vitit të kaluar ka mbetur pa shtatë mjekë, dy ortopedist dhe oftamolog, urolog, stomatolog dhe specialist i biokimisë klinike,i kanë  konfirmuar “Pobjedës” nga ky institucioni shëndetësor, kurse edhe dy mjek tjerë kanë njoftuar largimin.  Ata theksuan se shumica e mjekëve marrëveshjen e punës e vazhduan në institucionet shëndetësore publike.

Dhoma  mjekësore nuk kanë numrin e saktë të mjekëve në Mal të Zi të cilët kanë shkuar nga institucionet publike shëndetësore në sektorin privat, por sipas njohurive të tyre, dalje të madhe ka nga Qendra Klinike e Malit të Zi. Ata kujtojnë se kohët e fundit u largua nga spitali Bijelo Polje dy mjekë. Shoqata  e mjekëve ka disa kohë që paralajmëron se largimi i kuadrove mjeksore e vështirëson funkcionimin e Qëndrës Klinike.

  • 1

    Radio