Aktuale Më shumë

Që nga nëntori, janë raportuar 290 raste të kollës së mirë

Prej tvteuta13:00, 8 Janar 2024

Që nga fillimi i nëntorit 2023, Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi ka regjistruar 290 raste të kollës së mirë, thuhet nga Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi.

“Në 235 pacientë, sëmundja është konfirmuar me mjete laboratorike (PCR ose analiza serologjike), ndërsa në 55 persona është raportuar në bazë të shfaqjes së simptomave karakteristike të sëmundjes pas kontaktit të ngushtë me një të sëmurë”, tha ISHPMZ.

Siç deklarojnë ata, ndër rastet e regjistruara (290), përqindjen më të madhe të pacientëve e kanë grupmosha 11-15 vjeç më pas në grupmoshën 6-10 vjeç, në grupmoshën 26-64 vjeç, 1- 5 vjeç , 16-20 vjeç, nën 1 vjeç, mbi 65 vjeç dhe në grupmoshën 21-25 vjeç.

Numri më i madh i rasteve është zbuluar në Podgoricë (191) dhe Danillovgrad (25), pastaj në Berane (14), Cetinë (10), Budva (9), Herceg Novi (8), Tivar (6), Kotorr (6) , Nikshiq (5), Zeta (5), Tivat (4), Andrijevica (2) dhe nga një rast në Bijello Pole, Mojkovac, Petnjicë, Plevla dhe Ulqin.

Nga 290 raste të regjistruara, në 270, siç thonë ata, kanë kaluar pesë ose më shumë vite nga doza e fundit e vaksinës me përbërësin e kollës së mirë deri sa u sëmurën (kur nuk mund të pritet imuniteti për shkak të karakteristikave të vaksinës acelulare) ose personat nuk ishin të imunizuar, ose nuk ka dëshmi të imunizimit (kryesisht te personat më të vjetër se 25 vjeç).

“Vaksinimi kundër kollës së mirë, si dhe kundër të gjitha sëmundjeve të tjera që janë në kalendarin e rregullt (fruthi, virusi human papilloma etj.) kryhet vazhdimisht në orare të rregullta gjatë ditëve të javës tek mjekët e përzgjedhur për fëmijë. Për të gjitha sëmundjet, veçanërisht kundër kollës së mirë, është jashtëzakonisht e rëndësishme që vaksinimi të kryhet në kohën e duhur, d.m.th që në këtë situatë epidemiologjike, tre dozat e para të vaksinës të merren në moshën dy vjeçare (doza e parë), tre ( doza e dytë) dhe katër muaj (doza e tretë),” tha ISHP.

 

  • 1

    Radio