Që nga mobilizimi, më shumë se 11 mijë qytetarë rusë kanë hyrë në Mal të Zi

Prej tvteuta11:30, 9 Tetor 2022

Që nga mobilizimit në Rusi, më shumë se 11 mijë shtetas rusë kanë hyrë në Mal të Zi, dhe 9800 janë larguar.

Në përgjithësi, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, më shumë se 111 mijë shtetas të Federatës Ruse kanë hyrë në Mal të Zi, ndërsa më shumë se 104 mijë kanë aplikuar për qëndrim deri në 90 ditë, sipas të dhënave të Administratës së Policisë, bënë të ditur Radio Televizioni i Malit të Zi.

Rusët filluan të mbërrijnë në rajonin tonë dhe nuk e anashkaluan as Malin e Zi.

Të dhënat që nga policia thonë se nga data 21 shtator deri më 6 tetor, në Mal të Zi kanë hyrë 11.099 shtetas rusë dhe janë larguar 9.864.

Kjo do të thotë se 1450 shtetas rusë kanë mbetur në Mal të Zi.

  • 1

    Radio