Që nga fundi i shtatorit në Mal të Zi kanë hyrë mbi 11.000 rusë

Prej tvteuta18:31, 9 Tetor 2022

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, më shumë se 11 mijë shtetas të Federatës Ruse kanë hyrë në Mal të Zi, ndërsa më shumë se 104 mijë kanë aplikuar për qëndrim deri në 90 ditë, tregojnë të dhënat e Drejtorisë së Policisë.

Kjo mund të mos jetë e vetmja arsye e largimit të tyre nga Rusia, por kur presidenti Vladimir Putin shpalli mobilizimin, një pjesë e madhe filluan të largohen. Përveç Malit të Zi, ardhje e madhe e rusëve është regjistruar edhe në vendet e rajoniu. Të dhënat nga policia thonë se nga data 21 shtator deri më 6 tetor, në Mal të Zi kanë hyrë 11.099 shtetas rusë dhe janë larguar 9.864. Kjo do të thotë se 1450 prej tyre kanë mbetur në Mal të Zi.

Autoritetet zyrtare ende nuk kanë dalë me ndonjë njoftim nëse këto shtetas rusë kanë kërkuar azil apo vetëm leje qëndrimi, dhe nëse Mali i Zi është i gatshëm të pranojë më shumë njerëz nga Rusia në rast emigrimi masiv.

  • 1

    Radio