Kulturë Më shumë

QAZIM MUJA FITUES I ÇMIMIT TË GAZETËS “NACIONAL”

Prej tvteuta14:39, 23 Maj 2016

Piktorin, kritikun letrar, përkthyesin  Qazim Muja, njeri  ndër  ish- kryetarët e  Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, gazeta prestigjoze  “NACIONAL” që botohet në Tiranë, e ka nderuar me Çmimin vjetor për vitin 2015, për përkthimin më të mirë. Qazim Muja prej vitesh shquhet si personaliteti më serioz dhe i suksesshëm në fushën e përkthimit  të letërsisë shqipe në gjuhët e popujve të ish-Jugosllavisë, si dhe të poezisë dhe prozës malazeze  dhe jo vetëm, në gjuhën shqipe. Në këtë frymë, ka përkthyer  prozë nga  romancieri i mirënjohur i letrave të sotme shqipe, të autorit nga Kraja, Mehmet Kraja, të poetit  Basri Çapriqi, Ali Podrimjes,e shumë të tjerë, edhe  shumica e këtyre përkthimeve janë publikuar në revistën e spikatur “Sarajevske sveske”. Qazim Muja, përkthimet e tij nga letërsitë e popujve të ish- Jugosllavisë i boton në të përjavshmen  letrare “Nacional” të Tiranës edhe lexuesit e saj e kanë vlerësuar lartë këto prurje të artit letrar ballkanik. Siç duket, ky ka qenë edhe motivacioni  kryesor që Muja të nderohet me këtë vlerësim të veçantë.

  • 1

    Radio