Aktuale Më shumë

Qaloviq-Markoviq: Pazhin dhe Erakoviq kanë marrë banesa për shuma qesharake

Prej tvteuta18:27, 15 Nëntor 2022

5 ish gjykatës nga 7 gjithsejt sa kishte Gjykata Kushtetuese, kanë marrë banesa nga fondet shtetërore në mënyrë të paligjshme, tha gjatë pjesmarrjes në emisionin “Naglas” të RTCG, drejtoresha ekzekutive e OJQ MANS, Vanja Qaloviq Markoviq.

Përveç tyre , tha ajo ka edhe ish zyrtarë të tjerë nga ish mazhoranca që ushtronte pushtetin deri në vitin 2020, të cilët kanë marrë banesa në këtë mënyrë, duke përmendur ish ministrin e drejtësisë, Zoran Pazhin dhe deputetin e PDS, Jevto Erakoviq, të cilët kanë marrë banesa luksoze duke i paguar disa herë më pak se vlera e tyre reale.

  • 1

    Radio