Sociale Më shumë

Qalloviq Markoviq : Ende nuk kam leje për të hyrë në informacione sekrete

Prej tvteuta17:11, 20 Qershor 2021

– Drejtoresha  ekzekutive  e  MANS-it dhe udhëheqësja e  ekipit  të eksperteve  të Këshillit Kombëtar për Luftën kundër Korrupsionit, Vanja Qallovićq Markoviq, nuk ka marrë ende leje për të hyrë në informacionet sekrete ,gjë që është pengesë  serioze  siç tha  ajo për punën e saj.

Duke folur për problemet në punën e Këshillit, ,Qallović Markoviq tha në një intervistë  dhënë agjencisë  MINA se shumë institucione janë të ngadaltë    në dorëzimin e të dhënave.

Siç deklaroi ajo,  shumë pritet që të marrin qëndrim  ministrat  se  cilat dokumente do të mbahen sekrete, si dhe qasja e drejtpërdrejtë në arkivat elektronike.

“Nga njëra anë, një pjesë e të dhënave të rëndësishme u shkatërruan në mënyrë të paligjshme, dhe në disa institucione mbetjet e ish-regjimit po përpiqen të ngadalësojnë proceset dhe të fshehin informacionin,” tha Ćalović Marković.

Nga ana tjetër, siç deklaroi ajo, të gjitha proceset në qeverinë e re zgjasin shumë dhe është e vështirë të përcaktohet se cila është pasoja , papërvoja, paaftësia  ose vendosje e dobët e përparësive, cilat janë pengesat e qeverisë së mëparshme, dhe cila është pengesa e qeverisë së re që të bëjnë disa ndryshime të reja .

“Sidoqoftë, unë ende besoj se dy shkaqet e para janë thelbësore dhe se ekziston një vullnet politik në shumicën e qeverisë së re për të luftuar kundër korrupsionit të lartë,” vuri në dukje Ćaloviov Marković.

Ajo gjithashtu tha se nuk ka marrë ende leje për të hyrë në të dhëna sekrete, prandaj nuk mund të ketë qasje në shumë të dhëna të rëndësishme, sepse, siç deklaroi ajo, ish-regjimi deklaroi prova të sekreteve shtetërore të korrupsionit.

“Shpresoj që kjo procedurë të përfundojë së shpejti, sepse ajo ka filluar të përfaqësojë një pengesë serioze në punë,” tha Qalloviq Markoviq.

  • 1

    Radio