Sociale Më shumë

Pylli i pishave në Meteriz duhet të kenë vëmendjen e merituar

Prej tvteuta15:22, 7 Maj 2016

Me rastin e ditës se planetit OJQ “Mogul” vazhdon aksionin me qytetarët nën parullën “Ta shpëtojmë pyllin e pishave” kësaj rradhe në Meteriz.  Kryetari i kësaj organizate Xhemal Peroviq tha se iniciativa fillestare erdhi nga grupi i qytetarëve të kësaj lagje të cilët iu dejtuan Mogul-it  me qëllim që në mënyrë të organizuar të bëhet një aksion i pastrimit. Peroviq tha se qëllimi i këtij aksioni nuk është një ditë e vetme pastrimi, por është terhjekja e vëmendjes tek institucionet komunale, pasi bëhet fjalë për një pyllë të pishave mbi 80 vjeç, një pasuri e qytetit e cila sipas tyre qëllimisht po lihet mbas dore me qëllim tentativave të uzurpimin e kësaj pjese të qytetit, tentativë të cilat do të vihen në dukje pas pastrimit të plotë të këtij pylli.

Peroviq shtoj se nga sekretariati për planifikim hapësinor dhe urbanizëm kanë marrë udhëzimet për këtë pjesë, pasi këto  7000 m2 janë të dedikuara si zonë e gjelbërt.

Fakt interesant e kësaj zone është që me pastrimin e pyllit mund të celet shtegu I cili të çon tek Çinari qindra vjeçar.

Aksionit të pastrimit i janë bashkangjitur edhe organizata të tjera  nga Mali i Zi siç është ajo e Kotorrit “Nasa akcija”, OJQ nga Danillovgradi dhe Podgorica. Nga Ulqini në përkrahje ishin klubi i hend bollit të Ulqinit, shoqata e bjeshkatrëve Rumija, dhe qytetarët.

Gjate pastrimit u gjetën mbetje nga më të nryshmet, shtretër, makina, tavolina , me një fjalë ky pyll i pishave është shëndrruar në një deponi.

Ndihma financiare vjen vetëm nga donacioni “Fakt” nga Podgorica.

  • 1

    Radio