Sociale Më shumë

Puntorët e pastrimit në grevë

Prej tvteuta09:49, 20 Janar 2016

Puntorët e NP “Veprimtaritë Komunale” përkatësisht sektori i shoferëve kanë tre ditë që janë në grevë. Paga mujore nuk u është shlyer që nga muaji gusht i vitit të kaluar. Si rezultat i kësaj, rrugët e qytetit janë të mbushura me mbeturina. Kjo nuk është hera e parë që këta puntorë janë në grevë për shkak të mos marrjes së pagave mujore. Drejtori i kisaj ndermarrje Sait Katana për televizionin Teuta tha se arsyeja pse arrihet deri në këtë gjendje është si mungesë e të ardhurave të cilat i detyrohet Komuna e Ulqinit, për vitin 2015 nga 437.007.50 euro që ju detyrohet komuna ato kanë shlyer vetëm  76 . 500.00 euro

Drejtori Katana tha se shpenzimet mujore janë shumë të larta ku  rrogat bruto arrijne shifrën e 100 000 eurove,  mirepo në borxh me puntoret nuk jane vetem me pagat mujore por edhe me kontributet e tyre te cilat që nga prilli i vitit të kaluar nuk janë të paguara.

Drejtori Katana nuk ka nje datë të caktuar se kur do të mund të shlyejë pagat e puntorëve, qoftë ajo edhe një e vetme. E si rezultata i kësaj puntorët me të drejtë do të vazhdojnë grevën , ndërsa qyteti do të vazhdojë të mbushet me mbeturina.

  • 1

    Radio