Politikë Më shumë

KUSH PO HETOHET, HAJDINAGA APO ISH KOLEGU GJEKA?

Prej tvteuta23:12, 21 Shkurt 2015

Gjate javes se kaluar ne Komunen e Ulqinit ka qendruar Inspeksioni i Ministrisë së mbrendshme I cili ka inspektuar Komunën e Ulqinit, duke kërkuar një numër të madh dokumentash në lidhje me funksionimin e saj. Bëhet fjalë për dokumentacionin e viteve 2011, 2012, 2013 dhe viti 2014. Gjatë kësaj periudhe në krye të Komunes se Ulqinit kanë qenë tre kryetarë: Gëzim Hajdinaga, Nazif Cungu, dhe Fatmir Gjeka.

                                             Rikujtojme:

Gezim Hajdinagen ne vitin 2012  Prokuroria shteterore themelore ne Ulqin e ka denuar per keqperdorim te detyres ne vitet 2008,2009,2010.

Nazif Cungu,  sipas gazetës “Vijesti” pas hetimit të inspekcionit ne fjalë,ne periudhen  kur ishte  kryetar nuk ka pasur parregullesi ligjore.

Kryetari aktual Fatmir Gjeka po lejon lulezimin e ndertimit jolegal, komuna e Ulqinit po vazhdon me punesime te pakritera  dhe me  borxhe ndaj punetoreve, gje e cila të përkujton në Ndermarrjen publike Komunale ne vitin 2012 kur Gjeka ishte drejtor. Poashtu ne inspektim eshte edhe viti 2011 kur Fatmir Gjeka nga  pozita e sekretarit per financa ishte pergjegjes per te gjitha transakcionet financiare te komunes se Ulqinit per  periudhen kohore 2002-2011.

Na mbetet enigmatike kush po hetohet, kryetari I atehershem Hajdinaga apo kolegu I tij I dikurshem dhe  kryetari aktual Gjeka?!

  • 1

    Radio