Publikohet dosja paraprake për ish-presidentin Hashim Thaçi
Prej tvteuta9 November 2022

Është publikuar dosja paraprake e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po akuzohet për krime të luftës. Dosja përmban 81 faqe. Dokumenti është dorëzuar nga avokati i tij, Gregory Keohe. Dosja jep sqarimet lidhur me pretendimet e Prokurorisë për krime lufte, raporti i Dick Martyt e shumë çështje të tjera. Që nga muaji nëntor i 2020-tës ish-eprorët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me disa akuza nga Prokuroria e Specializuar e Hagës.